OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.

Lexoni forumin

You are here:
pineska.net
Sistemi i ri prodhon qeveri të dobët Print E-mail
Written by Zippo   
E Merkure, 01 Korrik 2009 05:08
        Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 morën një tjetër rrjedhë. Demokratët fitojnë zgjedhjet, socialistët u tërhoqën nga votimi dhe kontestuan procesin me pretendimin se ishin kryer vjedhje masive të votave. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar u shpreh qartë se nuk i njeh këto zgjedhje. Në vitin 1996, PD fiton 122 vende në Parlament, ndërsa PS vetëm 10 deputetë. Rrëzimi i skemave piramidale solli revoltë popullore dhe njëkohësisht edhe rrëzimin e qeverisë "Meksi", për të krijuar Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Shqipëria hyn sërish në zgjedhje, në fundin e qershorit të vitit 1997, të cilësuara si zgjedhjet më të vështira në të gjithë historikun e tyre. Partia
Read more...
 
Për ku je nis ’ e ku je tuj shkue, zonja J? Print E-mail
Written by Zippo   
E Djele, 21 Qershor 2009 13:58

     Nga Kico Blushi

    Me sa duket, vrasjet me ngjyresë politike, super skandalet, akuzat dhe ububurat nuk krijojnë asnjë efekt jo vetëm te katundarët e qytetarët që votojnë, por as te analistët, pasi këta, me një guxim të habitshëm dalin përnatë nëpër TëVëra dhe hapur e sinqerisht respektojnë më shumë atë që dhunon se atë që dhunohet; më shumë nderojnë atë që është në pushtet se atë që është në opozitë; atë që vret dhe hedh në erë se atë që vritet; atë që jep shpërblim dhe favore të pamerituara se atë që nuk ka bukë të hajë e brekë në b; atë që gënjen se ata që gënjehen…Punë e madhe fort se do të gënjehemi edhe për katër vjet të tjera, mjaft që po ndërtohet rruga Durrës-Kukës, mjaft që ne duhet të ndihemi krenarë!!
Read more...
 
Delijorgji dhe Mediu i telefonuan Shkelzen Berishes Print E-mail
Written by Zippo   
E Marte, 12 Maj 2009 05:08
Bossi i "Albademil", Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve. Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit.
Read more...
 
Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon Print E-mail
Written by Zippo   
E Merkure, 29 Prill 2009 04:47
     Specialistët e topografisë zbardhin zgjerimin e territorit grek pranë brigjeve shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes.
Read more...