OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Udha e Kombit apo Udha e Serbisë n’Detin Adriatik?
Written by Zippo   
Monday, 08 February 2010 21:21

Skender Limani

Kur patën fillue hapat e parë medial për promovimin e idesë mbi ndërtimin e Udhës Merdare – Morine, besoj qi secili prej nesh asht ndje kapak si patriot. Ashtë thanë qi kjo Udhë, qi ka me ju bashkue Udhës tjetër t’Kombit, asaj Morine - Durrës, ka me kanë Udha e zhvillimit t’Kosovës, edhe ekonomikisht edhe socialisht.

Kjo Udhë na asht thanë qi ka me e mundësue qarkullimin e mallnave e t’mirave tjera materiale poshtë e naltë Kosovës, në të vërtetë, poshtë e naltë Kosovës e Shqipnisë, pastaj Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Kjo, sipas analistave, kishte me prue mirëqenie ma të shtuese ekonomike për qytetarët e Kosovës, por, si u tha, jo vetëm për neve por edhe për vendet e tjera qi i kemi n’kojshi.

Pastaj, na u tha qi Kosova ka me u ba me autostradë t’vet, njajtë si e kanë edhe vendet tjera t’zhvillueme n’Unionin Europian, por edhe ma larg, matanë detit n’Amerikë e matanë Turqisë n’Lindje. Bile, na u tha qi kjo rrugë ka me e mundësue Bashkimin e Kombit.

Pra, nuk e besoj qi ka pas njeri n’Kosovë qi nuk asht gëzue kur ka nije për këtë Udhë. Por, dalngadal, çdo ditë e ma shumë, po bindna në të kundërtën - qi kjo Udhë nuk do me na dal ashtu si ishte projekti ideor, ashtu si u përhap menjihere nga mediat e Hashimit e Fatimirit e te publiku, te qytetarët e Kosovës.

Kur i shikon n’tanësi, janë dy gjana qi lidhen me ndërtimin e kësaj Udhe, si te çdo gja tjetër. E para asht aspekti ekonomik, ndërsa e dyta asht aspekti politik i kësaj Udhe. Në të dyja rastet, Udha e Kosovës nuk po del në terren ashti si u lind n’kokë, si ide.

Po e shohim qi Udhës së Kombit po i livrit çmimi çdo ditë. Herë po na thuhet qi ka me kushtue 400 milionë euro, herë 600 milion euro, e herë mbi nji (1) miliardë euro. Pastaj, herë po thuhet qi duhet me u rrasë n’borxh me mujt me ndërtue këtë Udhë, e herë po na thuhet qi kjo rrugë mundet me u  ndërtue edhe vet, prej buxhetit t’Kosovës, prej pareve tona.

Nga përvoja me ndërtime qi kemi tash e ma shumë se dhjetë (10) vjet, menjihere mund të konkludojmë qi këtu, në këtë muhabet, dikush asht kah rren, se dikush asht kah përzien e zien diçka. Sido qi t’bahet n’fund, nga përvoja jonë e përditshme, nuk kishte me kanë çudi nëse n’fund konkludojmë që edhe me këtë rast, me Udhën e Kombit, na kanë rjepë.

E dyta asht aspekti politik. Përkundra asaj qi po thuhet qi Udha e Kombit e Kosovës (Merdare -Morinë)  ka me ju bashkue Udhës tjetër t’Kombit (Durrës-Morinë), mue po më del qi kur këto dy Udha t’bahen bashkë, pra bashkohen, atëherë Serbisë po i mundësohet dalja n’deti, dalja n’Detin Adriatik. Sepse kjo Udhë, n’fakt dhe n’praktikë, po e lidh Serbinë me Detin Adriatik dhe prej aty me Italinë, Greqinë, kontinentin afrikan dhe pastaj me pjesët tjera t’botës. Pra, kjo Udhë nuk po del qi ka me kanë Udha e Kombit, pra nji Udhë qi ka me e bashkue dhe me afrue (me avitë) Kosovën me Shqipninë dhe anasjelltas.

Po e përsërisë. Kur patën fillue hapat e parë medial për promovimin e idesë mbi ndërtimin e Udhës Merdare – Morine, secili prej nesh asht ndje kapak si patriot. Sepse na ashtë thanë qi kjo Udhë, qi ka me ju bashkue rrugës tjetër t’Kombit, asaj Morine – Durrës, asht Udha e zhvillimit t’Kosovës, edhe ekonomikisht edhe socialisht. Por, tek e fundit, kur t’ia analizojsh edhe shkronjat kësaj Udhe, aty shihet qi bahet fjalë për ndërtimin e Udhës Merdare – Morine, pra asht fillimi i Serbisë dhe fundi i Kosovës dhe pastaj fillimi i Shqipnisë dhe fillimi i Detit Adriatik (Morine – Durrës). Kështu, Serbia po e fiton dajlen n’Detin Adriatik.

Dikush mundet me e quejtë këtë Udhë si Udha e afrimit dhe e socializimit të rajonit, pra e socializmit të Serbisë, Kosovës, Shqipnisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Por, këtë e demanton përvoja. Përvoja na thotë qi Serbia gjithmonë ka qenë e gatshme me luftue (ajo edhe ka luftue) për me pas dalje n’Detin Adriatik. E sot, në kohën e tashme, daljen e Serbisë n’Detin Adriatik po ja mundëson Kosova. Bile, Serbia nuk po ka nevojë me luftue e me vra kërkon, plus nuk po ka nevojë me dhanë asnji pare e asnji euro-cent investim në këtë Udhë. Udhën po ja marojna na, me paret tona, nëse nuk hina n’borxh.

Zakonisht, nuk jam nga ata qi janë skeptik, por analizat e mia dhe përvoja e Kosovës po më tregon qi kjo Udhë ma së paku ka me u përdorë e me u shkel prej kosovarëve. Kjo Udhë ka me na kushtue shtrejt me hi në te, vetëm me kalue nëpër te, për me shkue n’Shqipni.

Bile, nuk e di a po e vereni, por sa herë qi po del Fatmir Limaj n’mediet e veta me ekipin e tij të ndërtimit t’Udhës së Kombit (zakonisht me Kaqusha Jasharin qi mezi po flet shqip), ata po marrin qëndrim mbrojtës. Ata nuk po na flasin për laverdine ekonomike e sociale e politike qi kishte me prue kjo Udhë, por po e mbrojnë ndërtimin e kësaj Udhe, dhe nga kush?, nga kosovarët. Me pa pas Fatmiri këso qëndrimi nëpër mediat e Serbisë, ndoshta e kisha kuptue, por nuk po e kuptoj qëndrimin e tij mbrojtës karshi publikut e qytetarëve t’Kosovës.

Ose, pse Shqipnia e Sali Berishës ke e gatshme me i falë Greqisë pjesë të Detit Adriatik qi i takonte asaj? Ka lidhje edhe me Udhën e Kombit. Sepse nëse krejt bahet si e do puna, Serbisë pritet me ju shtue mirëqenia ekonomike (pak edhe Kosovës). Njihere u planifikue me e ba portin e Shën Gjinit si port për Kosovë dhe të tjerët qi e përdorin Udhën e Kombit. Por, prapë ju kthen portit të Durrësit. Greqia deshti me e marr atë copë t’Detit Adriatik, si kanal, dhe me e shfrytëzue me e ngritë “rampën” për krejt anije-kontenjerat qi pritet me zbarkue n’Durrës, me pague taksa. Sepse nëse Udha e Kombit del si duhet, atëherë kjo Udhë e neutralizon ndjeshëm portin e Selanikut, prej nga kalojnë disa nga të ardhunat ekonomike të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, etj. 

Se e zgjata pak. Se di a po e vëreni na gjithnji po ja nisim gjanave për të mirë, por ato po përfundojnë gjinji keq për neve. E rolin kryesor po e kena vet na, pa na majt askush.    

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval