OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Emigrantët i bashkohen protestave në Greqi.
Written by Zippo   
Saturday, 20 December 2008 20:34

Nga Aleksandër Marku

Bomba me gaz lotsjellës, kaos, dhe përleshje ka qenë situata e ditës së sotme në Greqi. Tensionet janë shtuar edhe më shumë kur një adoleshent 16 vjeçar është plagosur me një plumb qorr në dorë në sheshet e protestave. Ndërkohë edhe emigrantët kanë zhvilluar sot një miting proteste në kuadrin e ditës botërore të emigrantit. Pjesëmarrësit protestojnë për faktin se mbi 11000 emigrantë të huaj kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për tu futur në një vend të BE, në dhjetëvjeçarin e fundit.

ATHINE- Kanë vazhduar edhe në orët e pasdites konfrontimet midis grupeve të të rinjve dhe forcave speciale të policisë sidomos në bulevardin Akadhimias.
Ka qënë aq mbytëse atmosfera sa që ka pasur shumë njerëz që kanë pasur vështirësi në frymëmarrje nga bombat me gaz lotsjellës.
Pikërisht në këtë situatë kaosi shënohet një tjetër incident në Athinë, rrethanat e të cilit nuk janë bërë ende të ditura. Dihet vetëm që një djalosh 16 vejçar që rrinte bashkë më shokët e tij në rrugë është plagosur në dorë në lagjen Perisoteri dje në mbrëmje vonë, nga një plumb i verbër që nuk dihet se nga ka ardhur.
Dhe si rrjedhojë gjendja është tensionuar më shumë, ndoshta më shumë se katër pesë ditët e fundit.
Tensionet më të mëdha janë shënuar rreth shkollës juridike ku të rinj kanë dalë edhe kanë djegur flamurin grek, ndërsa të tjerë kanë vënë zjarr tek katër makina të cilat i kanë përdorur si barrikadë. Pas këtyre trazirave policia ka vënë në pranga 6 persona.

Dje vonë në mbrëmje protestues kanë hyrë më forcë edhe në një stacion televiziv në Kretë, në qytetin Hania të ishullit.
Ata kanë kërkuar të transmetohet në momentin kur ishte në transmetim të drejtpërdrejtë edicioni i lajmeve, një mesazh prej 18 minutash duke protestuar për vrasjen e adoleshentit grek disa ditë më parë.

Nesër janë paralajmëruar protesta të reja nga organizata sindikaliste të sektorit privat dhe shtetëror. Nesër, Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve te Greqisë ka planifikuar, proteste jashtë Parlamentit, kundër votimit te buxhetit te ri te 2009-s, qe do te behet te dielen.

Edhe emigrantët dhe organizatat e ndryshme kanë zhvilluar sot një miting proteste në kuadrin e ditës botërore të emigrantit.
Të shtunën ka përsëri një miting proteste, organizuar nga komisioni kundër paktit europian për emigracionin.
Pjesëmarrësit protestojnë për faktin se mbi 11000 emigrantë të huaj kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për tu futur në një vend të BE, në dhjetëvjeçarin e fundit. Ndërsa në gjithë botën numri i emigrantëve shkon në 200 milion, dy herë e gjysëm më shumë se në 1995.

Analizat për vrasjen e 15 vjeçarit

Sot në orët e pasdites kanë dalë edhe rezultatet e analizave balistike të cilat, pas analizave kimike, kanë zbuluar shenja suvaje në plumbin që ka përfunduar në zemrën e djaloshit 15 vjeçar.
Sipas mjekut ligjor vërtetohet që plumbi ka shkuar në fillim lart, ka bërë rikoshetë diku dhe ka përfunduar në trupin e të riut.
Këshilltarët teknikë të familjes që kanë marrë pjesë në analizat balistike besojnë se plumbi ka ardhur nga anash dhe jo nga lart .
Por gjithsesi edhe në se vërtetohet versioni i rikoshetes, familjarët nuk përjashtojnë faktin që polici grek ka dashur të qëllojë djaloshin, por nuk ka qëlluar në shenjë dhe më pas plumbi ka bërë rikoshetë.
Veprimi I fundit që ka ngelur nga organet e hetimit është vetë riprodhimi I gjithë ngjarjes në vendin ku ajo ka ndodhur për ta parë faktikisht si ka ikur plumbi.
Avokatët e familje së djaloshit insistojnë në tezën e ekzekutimit të tij, sepse siç thonë ata si do që të kënë qenë rrethanat e ngjarjes nuk justifikohet nga asnjë fakt që polici grek të nxirrte pistoletën dhe të qëllonte qoftë edhe për të frikësuar.

(BalkanWeb)

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.