Screen

Profile

Layout

Direction

Menu Style

Cpanel

VOTIMET

KQZ vendos nesër për të djegur fletët e 8 majit

***

Sipas draft-vendimit , KQZ pritet të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë.
Por sipas avokatëve të Partisë Socialiste në KQZ, ky vendim është i parakohshëm përsa kohë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.

Kandidati i PD-së falsifikoi firmën e Kosovrastit

Luis Tanushi

Kandidati humbës i Partisë Demokratike në komunën Kolsh të qarkut të Lezhës ka falsifikuar firmën e përfaqësuesit ligjor demokrat, Njiazi Kosovrasti për të ankimuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor. Komuna Kolsh u bë e njohur në opinionin publik pasi Kolegji vendosi të rivotohej sepse diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm dy vota ndërsa në kuti u gjendën pesë vota më shumë se sa votues. Pas rivotimit kandidati i PD-së humbi me një diferencë të madhe votash dhe në këtë moment ai vendosi falsifikimin e firmës së Kosovrastit për ta ankimuar çështjen.

Vëzhguesit e ODIHR: Ishim dëshmitarë se si mbusheshin kutitë me fletë votimi

Kur lexon raportin me mbi 30 faqe të ODIHR, nuk arrin të kuptosh se si kryeministrit tonë i qeshte buza kur fliste për të. Ky ndoshta është raporti më i ashpër i shkruar ndonjëherë. Për herë të parë pas shumë vitesh, rikthehen në skenë praktika të mbushjes së kutive të votimit me fletë. Diçka që e bënte Ilir Meta i vitit 2001 apo Sali Berisha i vitit 1996, e kanë bërë të dy së bashku këtë vit. Në raport thuhet se vëzhguesit e ODIHR kanë verifikuar dy raste të mbushjes së kutive me fletë votimi. Një pyetje të lind, a thua sa raste nuk kanë qenë dëshmitarë ata? Ja çfarë thuhet në raport: “Zgjedhësit u frikësuan në 15 raste (ose 2 përqind të rasteve të vëzhguara), u ndikuan në zgjedhjen e tyre në 37 raste ose 4 përqind. Votimi për një tjetër u vërejt në 5 përqind të qendrave të vizituara. Vëzhguesit verifikuan gjithashtu edhe dy raste të mbushjes së kutive”. Tema

As mish, as peshk... kerrcitjani si t'ju teket!!

Raporti i ODIHR rrëzon vendimin e Kolegjit për Tiranën. Ja si e vodhi KQZ mandatin e Tiranës

Vëzhguesit e ODIHR kanë publikuar raportin përfundimtar për Tiranën, duke theksuar se zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, por u mbajtën në një ambient shumë të polarizuar, me mosbesim mes partive politike në qeveri dhe opozitë. Por meqë një pjesë e mirë e raportit është konsumuar në raportet paraprake, duhet parë qëndrimi që mban ky raport i ODIHR për rezultatin e Tiranës.

Ristani quan të vlefshme kutinë ku mund të futësh dorën e zarfin me fletë

Skandal në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërsa institucioni qe duhet te administrojë votën tonë kishte nisur numërimin e kutive te njësive 6 dhe 7 dhe përpiqej te na provonte se kutitë e votimit janë te shenjta e te pamanipulueshme, na ka provuar ne fakt publikisht e ne sy te kamerave pikërisht te kundërtën: se sa lehte është te fusësh duart ne kutitë e votimit. Kështu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo vetëm nuk ka mundur te na binde se kjo kuti e te tjerat si këto nuk janë prekur, por fillimisht ka kërkuar hetim te saj, e me pas është tërhequr edhe nga kjo shfaqje butaforike, duke e llogaritur atë si te rregullt, pavarësisht nga prova flagrante. Ristani ka sfiduar një vëzhgues të PS që të nxjerrë zarfin e votave nga kutia, pa e hapur atë, dhe vëzhguesi e ka nxjerrë. Por Ristanit ky skandal i rëndë nuk i ka hyrë në sy përsa kohë aty ka pasur vota për Bashën e të djathtën. Tema