OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
PiNESKA Blog
Edi Rama: Pyetjet e mia per Priftin e Saliut
Written by Zippo   
Saturday, 17 July 2010 05:22

“Si ka mundësi që një ministër dhe qeveria e tij të besojnë që mund t’u ikin akuzave për korrupsionin e tyre galopant, duke u përgjigjur me fyerje qesharake?! Në atë shfrim me 200 shtëpi, seks e drogë, Prifti ishte çingija e sapongritur prej prehrit të Saliut! Ga-zetarët le të hetojnë dhe të verifikojnë nëse janë ose jo të vërteta. Por, mbi të gjitha, Prifti i Saliut duhet të sjellë provat e akuzave të tija. Dhe unë, e ftoj atë të provojë gjithçka në prokurori dhe gjykatë, ku janë më shumë se 30 padi kundër Berishës dhe klikës së tij, që duhet të provojnë shpifjet e tyre.

 
Eneida dhe Denisi nisin maratonën sportive në News24
Written by Zippo   
Sunday, 13 June 2010 21:11

Ata janë të dy imazhe të përditshëm të ekranit në News24. Ajo u thotë çdo ditë ‘Mirëmëngjes’ shqiptarëve kudo që ndodhen drejpërsëdrejti nga “Vila24”, ndërsa ai veç studios së lajmeve, drejton takimin e mbrëmjes dhe debatin politik që zhvillohet mes liderve dhe personaliteteve të ndryshëm. Eneida Xhelili dhe Denis Minga kanë nisur kështu dje në mbrëmje maratonën një mujore të Botërorit 2010 në News24. Një eksperiencë krejt ndryshe për ta, sa e bukur aq edhe interesante që i bashkon në një format të veçantë dhe të pa aplikuar më parë në televizionet shqiptare, pasi të ftuarit e kësaj hapësire televizive do të jenë vetëm FEMRA

 
Cili është roli dhe fati i Ilir Metës?
Written by Zippo   
Saturday, 22 May 2010 20:42
Bledar H.Prifti

A ju kujtohet Ilir Meta që pretendonte se do të merrte 35 deputetë dhe do të bëhej kryeministër? A iu kujtohet Ilir Meta kur doli më 29 Qershor dhe akuzoi qeverinë dhe opozitën për manipulim të zgjedhjeve dhe vjedhje të mandateve të partisë së tij? Atherë përse nuk pranon dhe kërkon Meta që të hapen kutitë me qëllim që të gjejë ata 31 deputetë që i janë vjedhur? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte idioteske dhe allogjike që Meta të refuzonte apo të ndalonte, siç po bënë aktualisht,

 

 
Zgjidhja e pashmangshme
Written by Zippo   
Sunday, 02 May 2010 17:57

Prec Zogaj

Ekziston populli i zgjidhjeve.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë të ngrihen kaq shumë njerëz për votën dhe ligjin. Një stad i ri i qytetërimit dhe demokracisë mori jetë në 30 prill. Zgjidhja e krizës është e pashmangshme. Nuk ekziston më alternativa e moszgjidhjes.
Secili prej shqiptarëve përballet sot me sfida nga me të ndryshmet, deri me sfidat e mbijetesës ekonomike, që janë ndër më të rëndat. Jeta jonë shpeshherë vishet me dëshpërim për shkak të vështirësive, cinizmit dhe kalbëzimit. Por ka një gjë, pa të cilën jetës i mungon gjithë shija e të jetuarit; ka një gjë pa të cilën nuk ia vlen të jetosh

 
Freedom House: Shqiperia ne BE jo para 2015
Written by Zippo   
Thursday, 29 April 2010 20:43

Freedom House e vë theksin në raportin e saj tek akuzat për korrupsion që përfshinë qeverinë e kryeministrit Sali Berisha dhe abuzimet në detyrë të vitit 2008, duke përfshirë edhe shpërthimin e Gërdecit. Megjithatë, thuhet në raportin e Freedom House, Partia Demokratike e zotit Berisha arriti të siguronte një fitore të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, të cilat u mbajtën në bazë të kodit të ri elektoral i miratuar nga fundi i vitit 2008.
Vëzhguesit ndërkombëtare të zgjedhjeve përshëndetën përmirësimet

 
Skandal në Greqi, ushtria thirrje ksenofobe: "Shqiptar derr, gjakun do ta pimë"
Written by Zippo   
Friday, 26 March 2010 20:27

"Grek lind, dhe nuk behesh dot, o shqiptar derr, gjakun do te derdhim". Më tej ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t'i bëjnë t'i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohet të thonë: "I shikoni ata, janë nga Shkupi" dhe "Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë".
Këtë thirrje e kane perdorur forcat e marines greke kur ne parlamentin shqiptar miratohej ligji per ngritjen e varrezave greke ne Kelcyre dhe Permet.

 
Pse erdhi PD në pushtet në vitin 2005
Written by Zippo   
Tuesday, 23 March 2010 14:52

Pse erdhi PD në pushtet në vitin 2005

Prec Zogaj

Përçarja e së majtës, rastësia fatlume që i dha Berishës postin e kryeministrit për herë të parë. Prapaskenat e një fitoreje të propaganduar si "epike"

Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet në vitin 2005, roli i Berishës, tolerimi i Nanos apo "ndihma" e LSI-së shpjegohen në një mënyrë të veçantë nga shkrimtari dhe politikani, Preç Zogaj.Njeriu që në atë kohë ishte pjesë e strukturave (kandidoi dhe fitoi si deputet për PD-në) trajton në librin e tij "Të gjithë nëpër vendet e tyre" ngjarje, zhvillime dhe dukuri që i përkasin periudhës 2005-2009. Episodet në këtë libër, të njohura dhe të panjohura, vijnë për të dëshmuara në lidhjen e tyre shpërbërjen e një realiteti politik shumëvjeçar, krijimin e dikotomive te reja ku kundërshtaret e dy dekadave, apo kryeministrat që kanë shënuar historinë e konfrontimit dhe alternancës politike në Shqipërinë postkomuniste, e shohin njëri tjetrin krah për krah në varkën e pushtetit, ndërkohë që aleatët e së njëjtës periudhë vinë e pozicionohen në anët e kundërta të spektrit të ri.

 
Zogaj: Roli i Argitës në krijimin e KOP dhe 'klani i Kosovës' që solli Bashën në PD
Written by Zippo   
Tuesday, 23 March 2010 14:42

Prec Zogaj

KOP-i ishte një goditje tjetër e madhe në rrafshin e paragjykimeve për Partinë Demokratike si parti e mbyllur dhe e huaj për elitën intelektuale. Për të bërë karrierë në këtë parti nuk ishte e nevojshme të ishe domosdo një militant partiak i kalitur në kudhrën e durimit dhe qëndresës, në mbledhje të gjata, në mitingje, në tribuna, në studio radiotelevizive, në kulisa; nuk ishte e nevojshme të përlesheshe me shkak dhe pa shkak me vërsnikët e partisë përballë; nuk ishte e nevojshme të ndyje gojën në beteja verbale me ta; nuk ishte e nevojshme të bije në sy të kryetarit dhe të fitoje besimin e simpatinë e tij me çmimin e tjetërsimit, shpërfytyrimit dhe vetëmohimit si njeri. Me KOP-in muzika kishte ndryshuar në PD. Atë pozicion, që

 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 1 of 14
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval