OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Welcome, Guest
Please Login or Register.    Lost Password?
Go to bottomPage: 1
TOPIC: Dardha e Korces.
#1447
Dardha e Korces 6 Months, 2 Weeks ago Karma: 0

This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Andrea, i biri i Sotir Panit, duke u treguar vizitorëve fotografitë dhe dokumentat historike të muzeut në shtëpinë Panëve në Dardhë.


This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Sotir Pani me bashkfshatarin e tij dardhar Kiço Çeku duke biseduar për muzeun.
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/02/22 22:11 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1446
Dardha e Korces 6 Months, 2 Weeks ago Karma: 0
....



This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Josif Pani dhe Hil Mosi në Dardhë në vitin 1929.


This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Titujt e gazetave të Josif Panit, “Sazani” dhe “Drejtesia”


This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Shtëpia e Panit në Dardhë të Korçës.
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/02/22 22:04 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1445
Dardha e Korces 6 Months, 2 Weeks ago Karma: 0
Bashkengjitur artikullit te mesiperm te zotit Traboini per patriotet e familjes Pani, po sjell disa foto te cilat jane botuar se bashku me esene "Nje muze atje ne Dardhe"


This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Sotir Pani me dy nipërit pranë flamurit të gjyshit të tij Josif Pani.



This image is hidden for guests. Please login or register to see it.
Josif e Vasil Pani – “At e bir për mëmëdhenë”, siç i ka cilësuar Skender Luarasi në vitin 1965.
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/02/22 21:57 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1444
Dardha e Korces 6 Months, 2 Weeks ago Karma: 0

NJË MUZE ATJE NË DARDHË…

“ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shënjtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.

Atë Naum Cerja
Gazeta “Drejtësia”, 1920, Boston


Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Vite të shkuara, kur Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishim marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur por edhe i menduar u tha, “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.”
E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia që e kish përvëluar skamja. Ish tjetër, shumë më e fuqishme se sa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë.
U gjend në Boston me 25 prill 1995. La pranverë e lule mimoze që i jepnin aromë krejt Tiranës e gjeti një pranverë ku bimësia ende druhej e veç tulipanët kishin guxuar të nxirrnin fletët e gonxhet përmes dheut ende të akullt të Nju Inglandit..
Si gjithë emigrantet pati veshtirësit e fillimit, por erdhi një ditë që edhe ai u sistemua. Më të lehtë mërgimin, disi në moshe të madhe, ja bënte prania e djemëve e nipërve e mbesave që erdhën në Amerikë bashkë me të e me të shoqen Margarita, mësuese në pension. .
E para gjë që duhej të bënte ishte të shkonte tek varri i babait të vet Vasil Pani, kryetar e sponsor i Federatës “Vatra” për shumë vite e i vdekur ende i ri larg mëmëdheut.
Ishte një ditë vere dhe Bostoni shpaloste kudo bukurinë e vet.
Mblodhi fëmijët, me nipër e mbesa e bashkë me gruan, me tufa lulesh në dorë, shkuan në qytetin Watertown. Pasi Andrea pyeti, i treguan një vend plot gjelbërim me drurë shekullorë e me lule shumëngjyre. Para se të bëhej varrezë me emrin Mount Auburn, ky vend kishte qënë një kopësht botanik.
U mblodhën të gjithë pjestarët e familjes Pani rreth një pllake guri ku shkruhej një emër i dashur. Një emër i gdhëndur në gur ishte gjithçka që kishte mbetur nga njeriu prej të cilit e kishin prejardhjen e për të cilin përkuleshin me veneracion.
Për Sotir Panin ishte fort i dhëmbshëm ky çast. Ai sillte jo veç mallin e vet e të familjes, por, ah, edhe atë të shamizezës e zëmërbardhës nënë Evridhiqi, qe e ngrysi jetën e vejë me dy fëmijë të vegjël, Soton dhe motrën më të vogël Dhoksia.
Sotir Pani nuk foli, sytë i mbajti të ashpër për të mos lënë të rrjedhin lotë para fëmijëve, por veç shpirtit nuk kish ç’ti bënte. Shpirti i lotoi për babanë, dashuria e të cilit i mungoi tërë jetën. E tha, me mend e jo me gojë, dy fjalë që në ishte e mundur t’a dëgjonte i vdekuri i varrosur në vitin 1947 “ Baba, ti ike e na lë. Nuk deshe të na lije jetim por vdekja të mori përdhuni…Por unë them se vdekja jote u mund, se ja, më le djalë të vetëm, sot të solla para teje dy djemë, e njëri nga ata mban emrin tënd Vasil, e kudo që shkon në Boston e thërrasin Vasil Pani e mua më duket sikur gjithësesi ti ende gjallë je.”
Pas kësaj dite, që nuk e harron kurrë, Sotir Pani e ndjeu veten më të qetë. Nisi jetën e përditëshme të emigrantit në qytetin e Bostonit. Ishte kurioz të shonte e të shihte nëse qëndronte akoma në këmbë ndërtesa ku kishte qënë restoranti i babait të vet, ku mblidheshin shqiptarët me Nolin e Konicën sepse Vasil Pani të dy miq për kokë i kishte. Bashkë me Andrean, të birin vajti në 217 Kembrixh Street. Atje kishte vetëm një parking dhe përballë ndertesa e gjykatës që i kishte rezistuar kohës. Restorantit pikërishte për këtë afërsi i kishin vënë emrin Court House Lunch. Po atje tashmë as restorant e as ndertesë nuk kish. I kishte rënë një zjarr e qe djegur vite të shkuara. Shumë kujtime e shumë ngjarje qenë përvëluar bashkë me atë zjarr fatal. Por gjithësesi diçka duhej të kishte mbetur ende pa u zhdukur. Më parë, kur ishte në Shqipëri, kishte kërkur nëpër koleksionet e vjetra të Bibliotekës Kombëtare. Menjëherë i shkoi mendja të shihte se mos në Bibliotekën e madhe të Bostonit ruheshin gazetat shqipe të kohëve të shkuara. Mrekullisht çdo gjë ishte ruajtur me kujdes. Gjeti gazetën “Kombi”, “Dielli” “Republika” e “Liria”.
Duke skeduar e ngacmoi një ide. Sa mirë do të ishte që këtu në Boston, në këtë qytet ku lindi Federata “Vatra” të ngrihej një muze, ku gjeneratat e reja të shqiptarëve në Amerikë, nepërmjet fotografive e dokumentave të njiheshin me historinë e emigracionit shqiptar.
Por që të bëhej kjo kishte shumë punë. Ishte si të thuash një ëndërr. Por kur një ëndërr e sheh më shumë se një herë ajo është diçka më shumë se një ëndërr; është një pasion që të shtyn të meditosh, që jo rallë të pushton e të bën të jetosh çdo ditë e çdo natë me dëshirën për të realizuar atë çfarë në përfyrime të shfaqet si një mirazh që herë herë tretet si një pikë vese në diell.

* * *

Veç kishte ende një detyrim ndaj babait që nuk priste. Në vitin 1997, mbushej gjysëm shekulli qëkur Vasil Pani, krejt papritur, në orët e para të mengjezit, ndersa hynte në restorant, ra pik i vdekur. I kishte pushuar zemra.
Pasi Sotir Pani bisedoi me motrën Dhoksia, vendosën që me shpenzime e veta familjare, pikërisht me 11 dhjetor, në 50 vjetorin e vdekjes së babait, Vasil Josif Panit, të shtronin një drekë përkujtimore.
Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U bashkuan njerëzit në perkujtim të babait e shkuan të vendosin lule në varrin e tij. Më pas në “Pier Four”, restorantin e bashkatdhetarit Anthony Athanas u shtrua dreka përkujtimore ku u gjëndën pjestarë të familjes, të fisit, bashkfshatarë nga Dardha e miq të familjes Pani.
Në një kënd të sallës Sotiri kish vendosur dy stenda me fotografi ku tregoheshin aspekte nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Vasil e Josif Panit.
Pasi i përshendeti të pranishmit në emër të familjes, Sotiri i dha fjalën atyre që e kishin njohur Vasil Panin. Një ndër ata ishte Xhorxh Racka, dardhar, që e kishte njohur nga afër e kishte punuar në restorantin Court House Lunch të Vasil Panit. Foli dhe Anthony Athanas. Gloria Hill dhe Dorothi Ilia sollën kujtimet e tyre të asaj kohe.
Ishte vetëm 13 vjeç kur dha kursimet e veta për hapjen e shkollës Normale të Elbasanit, veprim që e përshëndeti gazeta “Dielli”. Në një fotografi të vitit 1914 duket Vasili në moshën 19 vjeç pjestar i çetës së Themistokli Gërmënjit kundër andartëve grekë. Disa vjet më vonë Atë Naum Cerja shkruante në gazetën “Drejtësia” Boston: “ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shejtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.
Në vitin 1925 Vasil Pani u zgjodh sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet.
Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qëndër ku mblidheshin shqiptarët.
Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Vashington me 16 Maj 1937”.
Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Pani në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. “Ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”.
Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vertetë i meritueshëm. Josif Pani ka qënë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Pecin kanë qënë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e me pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtesia”, si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se perparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit.
At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “ Vasil Pani ka qënë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin, Vasili e trashëgoj nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashegim Vasili e vazhdoi deri sa dha shpirt.”.
Me 11 dhjetor 1998, me rastin e 51 vjetorit të vdekjes së Vasil Josif Panit, nga Federata “Vatra”, me qëndër në Nju York, erdhën përfaqesues të saj dhe bashkë me pjestarë të familjes Pani bënë homazhe e vendosen lule në varrin e Vasil Panit në Mount Auburn Cemeter, Watertown. Kryesia e “Vatrës” shtroi me këtë rast një drekë përkujtimore në një restorant në Copley Square të qytetit të Bostonit.

* * *
Pasi u ndje i qetë, se gjithësesi e kishte kryer detyrën si bir, Sotir Panit nisi ta shqetësonte një mendim disi tundues. Mirë ne që jemi të një brezi afër traditës, që ruan ende doket e zakonet e mira të popullit, që respekton me admirim kujtimin e parardhësve, por më tej, nëse këto vlera historike që ende ekzistojnë e që më së shumti i zë pluhuri i harresës, pra më pas çdo të bëhët, brezat e tjerë do ta ruajnë apo harrojnë atë çfarë prindët tanë me mund, djersë madje edhe me gjak e krijuan.
Se ja vlerat dokumentare edhe gjënden, ca në biblioteka, ca në qilarët e kishave orthodokse të Bostonit, ca në sirtaret e shtëpive, por sa ato do ti përballojnë jetës së vrullëshme e plot tension që ka njeriu, aq më tepër mërgimtari. E një komunitet që nuk ka me se të dëshmojë tek brezat e ardhshëm krenarinë e të qënurit shqiptar, padyshim që e ka të vështirë të mbijetojë.
Sotir Pani shkonte këto vite çdo të dielë në kishe, por më shumë si atdhetar se sa orthodoks i devotshem. Se për Sotir Panin mbi të gjitha është atdheu, pastaj vinë të tjerat.
Padyshim që më së shumti ai ndodhej në tempullin e shqiptarizmës të shqiptarëve të Amerikës, në Katedralen e Shën Gjergjit në South Boston, afrohej pranë altarit ku i bëhej se ndjente frymën e Fan Nolit e merrte bekimin e tij. Këtë ndjeu edhe kur në emër të shoqërisë dardhare të ripërtrirë “Mbleta”, prej këtij altari foli për figurën e atdhetarit të madh Sotir Peci, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së tij.
Kemi aq shumë histori nëpër duar, mendonte Sotir Pani. Kemi kaq shumë miell e nuk bëjmë dot një bukë.
Ka aq shumë bisnesmenë shqiptarë, aq shumë breza të shkolluar, aq shumë njerëz të ditur, dale prej universiteteve amerikane e përshtatur mjaft mirë në jetën e këtij vendi, si vallë nuk i ngacmon ajo ide që mua më jep mundime. Për më tej edhe kur u thua, të përkrahin, të thonë ide e mirë, e më pas ikin secili në punë të vet duke harruar për çfarë u fol. Po e tërë biseda që Sotir Pani bën me miqtë e të afërmit është thjeshtë një muze. Pse mos të bëjmë një muze të emigracionit shqiptar këtu në Boston. Se ja kemi tre kisha pranë e pranë. Shtëpitë e Zotit janë, por nuk besoj se hyjmë në gjynah po të themi që njëra prej tyre do ti sherbente më shumë komunitetit shqiptar jo vetëm të Bostonit por të tërë Amerikës nëse kthehej në një Muze të shqiptarëve. Të shqiptarëve mërgimtarë që nën udhëheqsinë e “Vatrës”, në rrethana të vështira për kombit morën atributet e mbajtjes në këmbë të shtetit shqiptar dhe qeverisjen e tij, duke nxjerrë madje edhe një kryeministër si Fan Noli. Kjo është një histori e madhe. Kjo është një histori që nuk duhet harruar. Kjo është një histori që ne duhet ta vemë në peidestal këtu në Boston, me një shtëpi muze.
U lodh Sotir Pani, tek fliste për pasionin që nuk ka pse të ishte vetëm pasion i tij. Të gjithë e dëgjonin. Kurrkush nuk thoshte jo. Por edhe kurrkush nuk e vinte ujin në zjarr për të bërë një punë kaq të dobishme për të ardhmen.
E kështu kjo punë ngeci. Edhe pse ndonjë e mbarti këtë nisiative në shtyp, ajo prap se prap mbeti vetëm një ide tunduese në shpirtin e Sotir Panit.
Herë herë i dukej vetja se u bë i merzitshëm me këtë këmbëngulje, por i fanitej gjyshi që nuk e kishte parë kurrë, e prej frymës qiellore i thoshte “nëse je im nip, mos u tërhiq!”. Por edhe kujtimi i babait e shtynte në mendimin se ishte nga ai trung e fis që nuk njohin lodhje por as dhe kthim pas.
E pa që në Boston ishte e vështirë të bënte diçka për muzeun. Atëherë i tha vetes, atë çfarë të tjerët nuk e bëjnë, do ta bëj vetë. Një shtëpi e kam në Dardhë. Do ta kthej muze shtëpinë time e gjithë këto materiale që kam mbledhur nuk i lë t’mi mbulojë pluhuri në sirtaret e shtëpise, as në Dardhë por as dhe këtu në Boston.

* * *

Ndër fotografitë e ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës Fana Raci, dy prej tyre ishin më impresionueset për Sotir Panin. Në njërën pamje ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë” ndërsa i dyti Editor i gazetës “Dielli”.
Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndyqin e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra, dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Per këtë, kur Hil Mosi, aso kohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin1922.
Madje pushimet verore Hil Mosi i bënte familjarisht në shtëpinë e Josifit në Dardhë. Hil Mosi i pat ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë –Dardhë. Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hil Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hil Mosit në zyrë, kur ishte ëmëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim.Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”.
Shumë të çmuara ishin shënimet e gjyshit Josif kur përgatiste botimin e tij “Adriatiku e Lufa Europiane”.

“Adriatiku dhe Lufta Europiane” e Josif Panit, për shtypshkrimin e të cilit ndihmuan rreth 400 mërgimtarë shqiptarë emrat e të cilëve shënohen me mirënjohje në këtë botim.
Materialet e mbledhura, Sotir Pani i fotokopjoi me kujdes dhe me to hartoi një dorëshkrim të cilit i vuri titullin “At e bir për mëmëdhenë”. Këtë ja kishte sugjeruar në vitin 1965, në fshatin Dardhë, Prof. Skender Luarasi. Në një dorëshkrim që shkrimtari i njohur aso kohe i dergoi Sotir Panit, kujtonte me nderim Vasil Panin, i cili i kishte dërguar një letër e para për Skënder Luarasin që ndodhej në kampin e përqëndrimit në Francë në vitet 1939-1943.
“Edhe pse nuk e njoha personalisht Vasilin,- shkruante S. Luarasi – mua Vasil Josif Pani më ka mbetur në kujtesë si shëmbëll i qytetarit shpirtmadh që i jep dorën shokut në nevojë”.

* * *
Kur mblodhi të gjitha materialet që i duheshin për të realizuar dëshirën e tij për një muze në fshatin Dardhë, Sotir Panit ju ngulën sytë në një fotografi të vjetër, ku mergimtarë e pjestarë të Federatës “Vatra” kishin dalë në një bulevard në Boston të përcillnin Josif Panin që kthehej përgjithmonë në Shqipëri në vitin 1922, pas 18 vjetëve veprimtari atdhetare në Amerikë ku kishte bërë emër e gëzonte respektin e mbarë komunitetit shqiptar.
I paketoi me kujdes fotografitë e shumta, që të mos i dëmtoheshin gjatë udhëtimit. Mori me vehte dhe flamurin që kishte qëndruar 75 vjet në shtëpinë e Panëve në Dardhë. Atë flamur e kishte marrë dikur me vete, kur u kthye në atdhe, gjyshi Josif dhe e ngrinte në Dardhë çdo 28 Nëntor deri ditën që vdiq. I mbeti stafetë ky flamur Sotir Panit. Me të erdhi në Amerikë në 1995, e sa herë kthehet në atdhe nuk harron ta marrë me vehte e ta shpalosë në ajrin e freskët e jetdhënës të Dardhës.
Po ngritja e muzeut nuk ishte një punë që mund të bëhej vetëm, ndaj i erdhën në ndihmë pjestarët e familjes. Bashkë me të shoqen, mësuesen Margaritë, të birin Andrean me nuse Saida mori sërisht rrugën për Shqipëri në maj të vitit 2006. Ndaluan vetëm dy ditë në Tiranë dhe të tretën shkelen pragun e shtëpisë së Panajve në Dardhë. Ishte një stinë e bukur, plot lule. Një stinë që të ndizte dëshira e të frymëzonte.
Shtëpija është dy katëshe. Në katin e poshtëm është dhoma e ndenjës dhe e gatimit. Në katin sipër është një dhomë e një sallon i madh, të cilin vendosi ta ktheje në muze sepse ishte vëndi më i hapur e më i përshtatshëm i shtëpisë. Ka plot dritare prej ku gjatë gjithë ditës hyn dritë e plotë.
Pasi i vendosën me kujdes fotografitë e materialet dokumentare në stendat e përgatitura, Sotir Pani dhe pjestarët e tij të familjes hapën dyert e shtëpisë, njoftuan bashkfshatarët e pushuesit e shumtë që vizitojnë Dardhën gjatë stinës së verës dhe organizuan një inaugurim që papritur u kthye në një ngjarje për fshatin turistik.
Kjo ngjarje, sado e thjeshtë në dukje, nuk mbeti jashtë interesit të mediave lokale e kombëtare. U gjendën në Dardhë ekipi i televizionit të Korçës dhe televizionit me qëndër në Tiranë “Koha”, të cilët përgatiten emisione të veçanta. U intervistuan Sotir Pani, i biri Andrea me të shoqen e tij Saida, e cila megjithese e huaj, bijë marokene, foli me një shqipe të pastër me admirim për Dardhën e banorët e saj.
Ata që e përgëzuan ishin të shumtë e Sotiri ka dëshirë ti përmendë të gjithë, gjë që është e pamundur në një shkrim, por veç nuk mund të rrijë pa kujtuar me mirënjohje; Teodor Laçon, dardhar, ambasador i Shqipërisë në Moskë, shkrimtarin Kristaq Balli, Ilmi Bejkon me të shoqen Valtrant, ardhur për pushime nga Gjermania, Niko Ballin kryetar i shoqërisë “Shpresa” dega Korçë, Agim Çilin, drejtor stacionit të Zoteknisë në Korçë, Xhustina Pojanin, Jorgo Cacën, Manol Lenën, Tomi Pikulin e të tjerë.
Shkrimtari Teodor Laço në përshtypjet e tij ndër të tjera shenoi:
“Ngritja e një dhome muze në shtëpinë e tij nuk i sherben vetëm Dardhës, por gjithë vendit sepse figura atdhetarësh e gazetarësh si Josif e Vasil Pani i përkasin historisë më të ndritëshme të gjysmës së parë të shekullit XX, i përkasin asaj kohe që kish më shumë nevojë se për çdo gjë, për idealista e martirë të çeshtjes kombëtare.”

* * *

…Nganjëherë, kur kalojne vitet, jeta të duket si një imazh në celuloid. Falë memories njerëzore, cdo gjë e bukur dhe e mirë mbetet. Në atë memorie është regjistruar fëmijëria, rinia, jeta punët e pasionet, vendet ku je lindur e ku je rritur e ku jetojnë shumë njerëz, prej të cilëve e për të cilët ruan kujtime të bukura që nuk mund të harrohen.
Se ja, Sotir Pani jeton sot në qytetin me emër të madh në Amerikë e në botë, Boston, me të shoqen Margarita, me djemtë Vasili e Andrea që kanë krijuar familje, me nipër e mbesa, më në perëndim, në qytetin e Usterit jeton e motra Dhoksia Tollko, kaq shumë njerëz pinjollë e familjarë të Panajve të Dardhës së Korçës, mjaft prej tyre me shkollë të lartë e në shoqëri të nderuar, sa do të krenoheshin edhe gjyshi Josif edhe babai Vasil, por veç larg prej Shqipërisë, larg prej Dardhës, larg prej trojeve të parëve, e meraku si baba e si gjysh e shtyn të mendojë se herë pas herë duhet marrë udha për Atdhe. E këto udhëtime duhet ti ndërmarrë jo vetëm për vete nga tundimet e shpirtit si mërgimtar, por edhe për të tjerë, madje të marrë me vehte edhe ndonjë nip a mbesë që nuk e dinë çfarë është Dardha, t’a njohin jo vetëm Dardhën por ta njohin e duan mbarë Shqipërinë.
Ndodh ta shohin shpesh miqtë e të afërmit Sotir Panin të marrë rrugë nga Bostoni për në Atdhe, e t’i thonë “ Po rrugë e gjatë, o Soto, si nuk u lodhe, po je dhe i moshuar tashmë, o njeri…“!
Sotirit nuk i mungon një buzëqeshje dashamirëse dardhare me fjalët që i burojnë nga mënçuaria e moshës: “Nuk lodhet njeriu duke rëndur pas dashurive”! E pastaj shton “ Si të mos vete në Dardhë? Si të lodhëm kur Dardha është jeta ime. Atje kam varrin e gjyshit Josif Pani. E jo vetëm të gjyshit…”.

Këndej babanë e andej gjyshin, dy dhèra që dashuria njerëzore i bashkon. Ka të drejtë Sotir Pani. Ky është fati ynë si emigrantë. Nuk duhen shkëputur lidhjet ndryshe humbëm e u tretëm në këtë dhè të huaj që tashmë është bërë dheu ynë i dytë, por veç, si mërgimtarë e si shqiptarë, na trokiti fati të kemi dy Atdhe, ndaj sa të kemi frymë nuk duhet të lodhemi duke rendur pas dashurive, këndej e andej Atllantikut, ne shqiptarët…

Boston, nëntor 2006
www.traboini.com
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1443
Dardha e Korces 6 Months, 3 Weeks ago Karma: 0
Ok alMa... nuk e shoh kaq te veshtire te gjesh plot material dhe udhezues per Dardhen dhe kush e ka bere Dardhen. Dardha ka plot per te te servirur si turiste, por mesa shoh une, ndoshta NUK do qe te informohesh, ose je e informuar dhe ben sikur nuk i di konditat dhe ofertat e Dardhes. Sapo eshte ndertuar nje hotel i ri ne Dardhe qe ka kushte europiane... mund te shkosh ta vizitosh sepse ofron edhe restorant pervec fjetjes. Une jam i bindur qe nuk do dalesh e zhgenjyer. Nese te pelqen tradicionalja, mund te shkosh tek turizmi i vjeter tek Pandi dhe Shadia... pra kush kerkon gjen... eshte shprehje e vjeter.
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/02/13 22:27 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1442
Dardha e Korces 6 Months, 3 Weeks ago Karma: 0
Faleminderit per mikpritjen. Ma rekomanduan kete forum si te majt dhe nuk ndala po u regjistrova.
E lexova pergjigjen qe mbron Dardhen, po te them te drejten nuk shoh gje per te me bind qe jan arsye per te shkuar si turiste ne Dardhe. Un po pres te lexoj ndonji gje qe mund te me terheqi ne ate fshat.
alMa
Antar i ri
Posts: 2
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Last Edit: 2010/02/12 19:44 By alMa.
The administrator has disabled public write access.
 
#1441
Dardha e Korces 6 Months, 3 Weeks ago Karma: 0
Alma ju uroj mireseardhjen ne forumin tone... uroj te kaloni sa me kendshem kohen qe do ndani me neve.
Duke kaluar ne komentin per temen:
Une jam dardhar edhe nga nena edhe nga babai qe nga gjysherit e stergjysherit, pra qe kur eshte krijuar si fshat (jeten e ka te re ne krahasim me shume e shume fshatra te tjere)dhe jam shume krenar per origjinen time. Kurre nuk kam thene ne asnje rast "une jam nga Korca" por gjithnje, "jam nga Dardha e Korces, por i lindur dhe i rritur ne Tirane".
Krenarine nuk e kemi vetem nga e kaluara me 450 shtepi dhe gati mbi 1000 fryme si fshat, por krenarine e kemi edhe sot nga kerkesat ne rritje per te blere truall ne Dardhe dhe per te ndertuar shtepi pushimi nga shume qytetare shqiptare nga qytete te ndryshem te Shqiperise. Ka veshtiresi... patjeter qe ka si cdo fshat dhe qytet i Shqiperise ne ditet qe jeton Shqiperia... por a eshte kaq shume per tu kritikuar Dardha? Une personalisht mendoj se nuk mund te kritikohet dhe te etiketohet per keq... ka disa arsye per kete dhe duhet plot kohe dhe mendime qe te dalim aty ku duhet, por besoj se do kete plot te tjere qe mund te sjellin Dardhen te gjalle ne kete debat (ta quajme te tille pa te keq) dhe te njihemi te gjithe me ate cfare ka dhe nuk e ka Dardha. Dardharet gjithnje kane qene dhe jane mikprites dhe te dashur nga natyra, kjo eshte edhe ne kete teme... qe te jemi me prane njeri tjetrit akoma duhet qe te gjithe te themi ate qe mendojme dhe kjo te gjeje nje gjuhe te perbashket dhe nje pike referimi nga e cila fillon korrigjimi dhe vleresimi i asaj qe duam per Dardhen dhe per emrin e saj. Ju ftoj edhe juve ashtu si edhe dardharet qe te mund te gjejme cfare mund te bejme ne (qofte edhe keshtu virtualce) per te miren e jo vetem Dardhes, por gjithe Shqiperise. Ne jemi njerzit e saj dhe ajo padyshim eshte e jona... keshtu te pakten e shoh une perparimin per vendin dhe per Dardhen qe eshte nje pjese e bukur packa se me halle plot... ama eshte ajo qe duam dhe qe na pelqen ta shohim dhe te jemi atje qofte per nje nate, qofte per 24 ore.
Faleminderit Alma qe me vure te shkruaj pak, se kisha lene edhe une pasdore mendimet ne leter
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/02/11 22:57 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#1440
Dardha e Korces 6 Months, 3 Weeks ago Karma: 0
Pranoet qe Dardha ka qene e zhvilluar dhe me jete, po mos na u mbani per kushedi cfare sepse sot nuk eshte gje Dardha dhe kan dale fshatra dhe zona te tjera qe e kan len Dardhen ne fund. Me thuni nje gje qe ka Dardha sot per tu kenaqur!
alMa
Antar i ri
Posts: 2
graphgraph
User Offline Click here to see the profile of this user
Last Edit: 2010/02/11 19:23 By alMa.
The administrator has disabled public write access.
 
#1434
Dardha e Korces 7 Months, 2 Weeks ago Karma: 0
Piktorët Dardharë


Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.

1
NIKOLLA ZENGO
- Ka jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 18 -te dhe gjysmen e pare te shekullit te 19 - te. Per te kemi pak te dhena. Dime se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashegojme 25 skica te bera ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqezimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat deshmojne se autori eshte piktor, qe e njeh mire mjeshterine e tij dhe se ato perbejne punen pergatitore te piktorit per pune te tjera perfundimtare, te cilat fatkeqesisht nuk i njohim por tregojne se autori i tyre ishte piktor i njohur per kohe'n dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.

2
ANDON ZENGO
- Djali i Nikolla Zengos, trashegoi profesionin e zografit nga i ati. Ka jetuar nga gjysma e pare e shek. 19 - te, deri ne fund te atij shek. Edhe ai si i ati ka qene prift ( 1839 ). Ka punuar si kinograf ne Agios Oros ( Mali i Shenjte ) dhe ne Rusi.

3
PAPA JANI ZENGO
- ( 1832 - 1912 ). Kreu shkollen fillore greke ne Dardhe, me vone largohet nga fshati e shkon si girak zografi ne Malin e Shenjte e ne Korfuz. Ne vitin 1855 punon ne Larisa, ku mesoi dhe profesionin e fotografit, eshte nder fotografet e pare shqiptare ( ne mos i pari ) Fotografia e pare qe ruhet deri me sot eshte ajo e shkolles se Dardhes me 1876. Ne vitin 1855 ai ndjek ne Korce. Ishte drugdhendes. Me 1886 ai merret me levrimin e shqipes e ne kete drejtim na ka lene doreshkrim nje alfabet shqip me 33 germa, me te cilin beri perpjekje per te kthyer ne shqip Ungjillin. Ka mbetur nga veprat e tij te shumta vetem nje ikone "Peritoni" ( Rreth prerja e Krishtit ) e vitit 1864, qe me sa duket duhet te jete nga punet e tij fillestare ne fushen e piktures. Papa Jani Zengo profesionin e fotografit dhe piktorit ua me'soi edhe djemve te tij Vangjelit, Nikolles e Eftimit.

4
GR1GOR ZDRULI
- Vdekur me 1906, emri i vertete i tij ishte Sotir. Ishte prift dhe profesionin e zografit e mori ne Malin e Shenjte. Atje mbasi aftesohet ne kete drejtim, formon ateliene e vet, ku mesuan pikture shume djem te rinj shqiptare, si tre djemte e Papa Jani Zengos, Grigor Jeromanak Zdruli (i riu ). Thanas Zengo,Pancli Gjino, Spiridhon Dunka,Dhimiter Papaveshi nga Lehova, Marko Ballkameni, etj. Ka punuar ne ikonografi dhe afreske ne Manastiret Sinopetra, Votopet dhe Kseropotam. Ne Shqiperi ka pikturuar Kishen e She'n Thanasit ( Dardhe ). Ne Muzeuinin Mesjetar ne Korce hdodhen prej tij vetem tre ikona, te cilat deshmojne se ai ka qe'ne piktor i afte dhe me talent.

5
NIKOLLA ZDRULI - Vdekur (1899 ), veilai i voggl i Grigorit, qe si piktor njihet me emrin e tij fetar Neofit. Ka punuar bashke me te vellane ne Malin e Shenjte.

6
SOTIR PAPA ILIA
- ( 1870 - 1958 ). eshte nga fa-milja Kere, ka qe'ne prift. Ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce ndodhen 15 ikona te tij. Ka punuar edhe ne kishat e She'n Gjergjit ne Dardhe e ne Korce. Pervec veprave me karakter fe*tar, ka lene disa punime laike qe tregojne se ato jane vepra te dala nga dore e stervitur e me dhunti. Ai konsiderohet si nje pikturen e tij vihet re nje fare shkeputje nga piktura lindore dhe ndikirn nga ajo perendimore. Vdiq ne Amerike' me 1932.

10
EFTHIM ZENGO
- Djali me i vogel i Papa Jani Zen-gos, Kreu shkollen fillore ne Dardhe'. Profesionin e zografit e rne'soi nga vellai i madh Vangjeli. Ka ndihmuar vellane e madh Vangjelin ne pikturimin e Xhamise se Mirahorit ne Korce me 1921 dhe kishert e Shen Gjergjit ne Dardhe. Te dy se bashku kane punuar edhe ne Greqi. Me 1928 kthehet perfundimisht ne Shqiperi.

11
THANAS TODI ZENGO
, lindi ne Dardhe ne vitet 50 te shekullit te kaluar dhe vdiq ne vitin 1920. Ka punuar si piktor ne Rumani, ku ka marre pjese ne pikiurirrrin e pallatit te mbretit rumun, bashke me piktore te tjere. Me Korce ne Muzeun Mesjetar ruhet prej tij vetem nje ikone e titulluar "Shikimi i te verberit". Eshte marre edhe me pikture lajke. Prej tyre ka mbruur vetem nje portret i Skenderbeut.

12
KRISTO THANAS ZENGO .
Ka mesuar profesionin nga babai i tij Thariasi dhe e ka ushtruar ate ne Greqi ku dhe vdiq me 1887.

13
PAPA HARALLAMB DARDHIOTI
- Ka lindur rreth vitit 1885 dhe ka vdekur para vitit 1920. Ka punuar si piktor ne Greqi dhe ne Shqiperine e Jugut, ne Sarande e gjetke.

14
KRISTO LIGOR VISHNJA
- 1878 - 1954. Ka punuar ne pikturimin e banesave populiore ne Korce e Dardhe e me se fundi ne Amerike ku emigroi dhe vdiq ne vitin 1954. Vepra e tij eshte pak e njohur. Ne Amerike eshte aktivizuar ne levizjen patriotike te shqiptareve.

15
KRISTO JANI RACI
- Ka zhvilluar veprimtarine e vet ne pikture ne Greqi, ku ka marre pjese ne zbukurimin e pal*latit mbreteror bashke me piktore te tjere. Ne Shqiperi ka punuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 - te.

16
LEONIDHA (shofka)
- Ka punuar si piktor ne Malin e Shenjte dhe ne Korce. Vepra e tij ka mbetur e pa njohur dhe e Da studiuar. Ka punuar deri ne vitet e para te shekullit te 20 - te.

17
GRIGOR JEROMONAK ZDRULI ( I riu - 1885 -1958 ). Emrin e vertete e ka Kristo Andon Zdruli. Mesimet e para per pikture i mori ne Malin e Shenjte ne qeline atelie te gjyshit te tij Grigor Zdriui. Perveg panes si piktor ne Malin Athos, ka zhvilluar aktivitet te gjere patriotik. Per kete eshte arrestuar dhe mbajtur 3 muaj ne burg. Pas daijes nga burgu e largojne nga Greqia si person "non grata" Vjen ne Shqiperi, ku sherben si Kryeprift ne Pogradec ( 1924 ) si dhe ne Manastirin e Shen Gjon Vlasdimirit ue Elbasan. (c)korcavizion)Vdiq ne Kucove me 1958. Ne Muzeun e Korces ndodhen dka ikona te tij te vitit 1903. Ai dallohet ne artin e tij per kompozimet e paraqitura me vertetesi, madje edhe me peizazhe nga vendlindja e tij, Dardha.

18
SPIR1DHON DUNKA ( vdekur 1915. Ka punuar si piktor prane dajes se vei Papa Grigor Zdrulit ( i vjetri ) ne Athos dhe ne Dardhe.


19 - 20.
PAPA MeRKURI dhe PANDI GJINO
. Kane punuar ne funsd te shekullit te 19 - te dhe deri ne vitet 1920, ne disa kisha te Shqiperise. Si piktore jane rnesuar dhe formuar ne ateliene e Papa Grigor Zdruiit (i vjetri ) ne malin Athos. Kane pikturuar kishen e Shen Gjergjit ne fshatin Grapsh ( Devoll).

21
THOMAIDHA ZENGO ( 1905 1961 )
. Nga i ati Vangjeli mesoi profesionin. ne fillim si ndihmese e dj ne kishat e Shen Thanasit dhe Shen Triadhes. Me vone ka punuar shume ikona e piktura laike. Me 1935 emigroi bashke me buirin ne Amerike, ku vazhdoi te punoje si piktore, ne zbukurimin e kishes shqiptare . Vdiq ne Boston me 1961.

22.
SOFIA ZENGO PAPADHIMITRI (1915 - 1976 ).
Krahas talentit te lindur, ajo me'soi mjeshterine nga i all, dhe ka qene ndihmese, me te motren Thomaidha vine punimet e te atit ne kishat e Shen Gjergjit e te Shen Thanasit. Me 1941 kreu studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Athine. Po ate vit kthehet ne atdhe dhe punon si mesuese vizatimi ne Korge. Ne vitin 1942 bashke me te motren Andromaqin, celen ne Tirane ekspoziten e pare, Me 1965 bashke me burrin e saj A. Papadhimitri dhe te motren Andromaqi, pikturojne kishen ortodokse te Tiranes. Po me 1965 cel ne Tirane ekspoziten e dyte vetiake. Piktura e saj dalloliet per ndertime me plane te medha, per ngjyrat e ngrohta e te thella. Me interes eshte vepra "autoportret". Ka lene edhe shume ikona te shperndara ne shume familje ne Dardhe e ne Korce, Tirane e gjetke. Ne Muzeumin Mesjetar ne Korge, gjenden 5 ikona te punuara prej saj. te reaiizuara me nivel te larte artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, jane piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.

23
SOTIRA ZENGO
- Lindur me 1922. Ka punuar si piktore ndihmese e babait te saj Vangjelit. Ka kryer punime te ridryshme ne studion e te atit.

24
KOSTANDIN ZOGRAFI
nga Dardha pikturoi me 1825 nje ikone te Krishtit per kishen e Shen Gjergjit te Dardhes. Gjithashtu me nentor 15 1831, . nje ikone te Krishtit po per kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Me 1934 pikturon nje ikone te Krishtit per Manastirin e Shen Ilias ne Hocisht. Piktori Jani A ... nga Dardha, pikturoi nje ikone te Shen Mitrit, per kishen e Shen Mitrit ne Kamenice te Korces me 1864.


PS: Shkrimi është copy-paste... kështu që të më falni për gabimet drejtshkrimore dhe ato ortografike.
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/01/20 18:57 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#346
Dardha e Korces 2 Years, 2 Months ago Karma: 0


Dardhë, Alt .Turizmit Dimëror

Dardharët kishin shoqatën e parë në SHBA, një të tillë që deri më atëhere, asnjë komunitet fshatarësh nuk kishte arritur ta themelonte në Botë. Paskëtaj, rregulluan një varrëtore në fshatin e tyre, ngritën një xhade, hapën shkollë për vocrrakët e tyre mbetur përtej Oqeanit dhe sollën gati 90 vjet më parë shumë makina
Na ishin dikur dy vëllezër priftërinj në Arrëz të Korçës. Jetonin dhe shkonin si mos më mirë me njëri-tjetrin. Njëditëzaj na erdhi lavfshëpreri. Na vuri taksa…shumë taksa. Po ti paguaje, ishe mirë. Në mos, të priste zdapi. Por, ai nuk ngopej. Kristianët hoqën më shumë. Kështu, pak nga pak, filluan që të bëhen osmanllinj. Ai që bëhej i shpëtonte taksave. Por, duhej që veçse të shkonte në luftë, kur e thërrisnin. Një nga vëllezërit nuk duroi dhe e pranoi turkun. Pa, e zgjati mjekrën dhe na u bë hoxhë. Tjetri duroi, por vuajti. Njëherëzaj, e ngriti familjen e tij dhe u var poshtë. E priste një fat i keq, por mburojë kishte Krishtin. U vendos e gjeti strehë nën një goricë të egër (në Korçë, atje ku sot shtrihet fshati Dardhë, nuk mund të rritet fryti që i dha emrin më vonë). Nga këtu filluan jetën dhe buruan brezat e dardharëve…
Thoma Tasho, 43 vjeçar, një trainer i njohur i skiatorëve korçarë, qesh. E di ndryshe historinë, që na tregon Jorgo Brahimaj, bisnesmeni korçar i “Red Rock”, që ka bisnesin e tij pak para se të futemi në Dardhë. Në fakt, ish-sportisti, është tashmë krejt i lehtësuar. Deri më atëhere, i ka interesuar sesi do udhëtonim deri në atë vend. E di mirë, që në borë, jo çdo shofer mund të shkoj në Dardhë. “Po është apo nuk është fshat turistik i themi?!” “Po, jo bre,-përgjigjet me një buzëqeshje që nuk e braktis kurrë nga fytyra-tashti në dimër atje bën shoqëri vetëm arusha me ujkun”. Minuta më parë, teksa kemi braktisur Boboshticën, fjalët e Maqos nuk viheshin më në diskutim. Rruga e mbuluar me llohën e borës ishte gjithmonë e më e vështirë. Ngaqë mjegulla, që lodronte gjithmonë e më tekanjoze, e vështirësonte pa fund rrugën. Aqsa shqetësimi i udhëtimit të hiqte pak kuriozitetin se po udhëtoje në një nga perlat e turizmit dimëror shqiptar. Të paktën, të parashikuar në guidat shqiptare.
Fshati Dardhë në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Këtu legjenda bëhet e vërtetë. Një tjetër variant është se emri “Dardhë” vjen nga një gojadhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, gjetën strehë rreth një stani, dhe kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”. Këto janë referencat zyrtare për këtë vend. Atyre u shtohen ato më të çuditshmet se në fshat ishin 4-5 Chevrolet, në vitet ‘30 dhe shumë e shumë gjëra “të çuditshme”. Që nuk i shihje në vendet e tjera…Flasim në kohën kur botën e kishte pllakosur tmerri i krizës së viteve të Depresionit.
Në fakt, me makinën e vetme, që shkëmbehemi rrugës, të duket shumë më tepër për këtë nam që ka vendi.

Mes dardharëve shekullorë
Po duhet të ketë ndonjë lloj mirëkuptimi, sepse të mbeturit e paktë të fshatit, pothuaj në këto ujra i tregojnë historitë e tyre. E tregon pak a shumë kështu edhe Petrovca, gruaja e vjetër 82 vjeçare, që nuk na e mban goja t’i themi plakë. Eshtë krejt e vetme, në një fshat, që tashmë mund të quhet pa e ngasur fantomë, ku gjithsej tash janë 20 e pak frymë…Me sytë e thelluar nga vitet e tutje, me gojën e rrëgjuar nga mungesa e dhëmbëve vitalë, por me një penjuar dhe ‘rastësisht’ me një përparëse të ornamentuar bukur, përgatit gjellën e të premtes. “Eshtë fasule, më thotë me çapkënllëkun e moshës, pasi më ka treguar pak aq sa mund të thotë. Kështu e kanë dardharët. Të premten e kanë me detyrim të bëjnë fasule”. Olimbi Tollko, që e thërrasin Petrovca, ka katër djem që i ka të shpërndarë në Greqi dhe në Korçë, por askënd pranë vetes. Nuk i bën syri tërr, edhe kur pas një udhëtimi prej 20 kilometrash nga Korça, në një thëllimë, jo të zakonshme, ne i shfaqemi në deriçkën e vogël. Në perandorinë e saj, që është një dhomë, veçmas nga shtëpia, ka pastërti, ndërsa Thomai, skiatori i njohur korçar, miku i saj, dallon shenjat e punës së gruas që në mëngjez. Ka një “sobkë” prej qëmoti, që zien fasulet dhe djeg qepën, ndërsa e ka vendosur para para oxhakut, që duhet të ketë kohë që nuk nxjerr tym. Dy ikonza i qëndrojnë kundruall dhomës, ndërsa një kalendar, që nuk e di pse e ka fiksuar më 13…, i tregon datën. Në fakt, jemi gati dymbëdhjetë ditë më pas. “Kanë mbetur 13 shtëpi me njerëz, më kthjellon plaka. Safoku është më i vjetri, pastaj Danja, Urimi, Pandi, Mynyri...”.

Në fshat
Fshati ka kohë që nxjerr pak tym nga oxhaqet e tij. Nga atje ku vidhet në ajër, mjafton, që të dallosh se ku kanë mbetur në Dardhë gjallesat njerëzore. Më aktivët mes tyre janë katër djem Fatjoni, Ervini (është elektriçist), Koço dhe Juliani. Këta i zbresin në mënyrë drastike mesataren e moshës fshatit, që plaket dhe rrënohet përditë. Por, jo në ekstrem. Sepse ka shumë rishtarë, që i kënaqen mjedisit dhe kanë bërë shtëpitë në këtë vend, por që nuk vinë kurrë në dimër. Kuptohet politikanët si Blushi dhe Rama nuk i ka shpëtuar ky vend, ndërsa ka shumë të tjerë, që nuk munden. Një i tillë, Maks Velo, piktori i njohur kryeqytetas rreket më kot, por nuk e gjen dot gjuhën me bashkëfshatarët e tij. “Janë ngritur 36 shtëpi të reja,-më thotë Fatjoni që ndjehet bash i turpëruar. E vetmja lidhje, që ka me pjesën tjetër të vendit është ‘Portokallija’ dhe stacionet greke, veç pak gjërave të tjera. Më gënjen, për kushtet dhe për kohën e tij. Rebusi zgjidhet pak orë më vonë, kur ai zbret me ne në Korçë. Askënd nuk ushqen me ftohtësinë e saj të bukur Dardha. Edhe pse që në fillim të fshatit, ftohtësia dhe ndërtimet e bukura, janë pak që të të grishin për të qëndruar në këtë vend. Në fshat futesh nga ana e Kishës së Shën Gjergjit. Të duhet që të kalosh te ish-posta dhe pastaj të ndjekësh më në jug rrugën më poshtë. “Nga shtëpia e kryeplakut ne jemi në shtëpinë e fundit, që shtrihet në sheshin jugor”, më shpjegon Thoma Tasho tepër i gjendshëm. Synon që të bëjë një pistë afër fshatit. Një ndërmarrje, që në të ardhmen, mund të përbëjë momentin e vetëm, që ky vend të rivitalizohet. Flet duke ecur dhe shpesh rrëshket vetë me qejf. Ne të tjerët e ndjekim duke u munduar që të ruhemi nga rrëshqitja. Ndërkaq, bora ka filluar vallëzimin e saj mbi kalldrëmin e një fshati të punuar me kujdes. Dardharët janë përmendur fillimisht si druvarë, por edhe si ndërtues të mirë. Nuk mund të mëdyshosh kur u sheh shtëpitë. Në anën jugore nga ku janë edhe shtëpitë më të vjetra, po punohet për restaurimin e tyre. Nuk i dihet, në fakt. Shpresohet se do të ndryshojë. Por, shtëpizat që janë deri në 100-200 vjeçare heshtin. “Gjithmonë restaurohen, por...”,- tund kokën me aprovim Maqo. Pak më vonë, ngjitemi nga ana veriore, atje ku edhe ka qenë baxhoja e vjetër. Dhe, kuptohet se përfundojmë sërish në qëndër, atje ku ka qenë edhe kampi. Janë disa ndërtesa që më thonë se quhen kamp. “Jo se i ka ndërtuar shteti,- më sqaron burri. Por ato kanë qenë shtëpi të dardharëve dhe ja u ka marrë shteti”. Në fillim të shekullit XX, Dardha llogaritet se banohej në 400 shtëpi. Profesioni i parë i dardharëve duket se ka qenë ai i druvarit, por ka të ngjarë që njerëzit të jenë marrë shumë me drurin dhe si marangozë. Në shtëpitë e tyre ka ornamentime, që të befasojnë me qashtërsinë dhe rigorizitetin e punës dhe në trajtimin e elementëve. Një të tillë e has në shtëpinë e Petrovcës, ku varim xhupat tanë. Eshtë një dru bash i bukur. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyjeve të zonave greke, atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935-ën, në Olimp punonin ende sharrat e dardharëve, jo dosido, por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”, - shkruan për fshatin e vendlindjes së tij shkrimtari Teodor Laço.

Histori dardharësh
Po kush dardharë ishin këta?! Ata të qëmotshmit kanë mbirë në gjithë botën, ndërsa të tashmit kanë fluturuar. Në fillim të shekullit të shkuar autori K.Issak përmend se kishte komunitete të tyre në Boston Mass, 33 pitt, St; në 185 Brizh St., Fast Kembrixh Mass; një në Bukuresht, por edhe grupe të tjera më të vogla shpërndarë në shumë e shumë vende të tjera. Sepse dardharët gjithmonë kanë udhëtuar mundësisht atje, ku nuk shkelte këmba e askujt tjetër. Në Amerikë krijuan shoqërinë “Vëllazëria Patriotike e Dardhës”. Para saj, që më 1905 kishin formuar në Boston “Vëllazërinë mirëbërëse të Dardhës”, shoqërinë e parë fshatare në SHBA. Kishte qëllim mbajtjen e shkollave në këtë vend, ndërtimin e varrëtores dhe po kështu ndihmën për njerëzit e sëmurë…Një vit më vonë, “Vëllazëria patriotike e Dardhës” synon, që të martojë dhe vajzat e reja, që janë skamnore. Më 1910 bashkohen këto dy vëllazëri duke shkruar kanunoren në shqip dhe arrijnë të bëjnë varrëtoren e re, mbledhin lekë për udhën në Dardhë, dhe dhurojnë lekë për Shqipërinë që ta lehtësojnë disi prej katrahurës së vitit 1912-1914. Më 1918, ky bashkim merr emrin “Mbleta” dhe vë si synim veç mbajtjes së shkollave dhe ndërtimin e çdo gjëje të nevojshme në Dardhë…Shkolla që kushtoi 8000 USD u ndihmua dhe nga dardharët e Bukureshtit. Kulmi i gjithë këtyre arriti më 1929, teksa shtruan xhadenë,- përmend profesor Mark Tirta dhe po këtë vit sollën dhe një ujë shumë cilësor në Dardhë. Duhet të ishte momenti i shkëlqimit të fshatit, sepse rrezatimi i tij vazhdon dhe në ditët tona. Sërish Teodor Laço, sot përfaqësues i Shqipërisë në Federatën Ruse, shprehet dikur se dardharët mburreshin me origjinën, që nga e folura deri te veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian, që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetë.

Përveç elementit urbanistik, asgjë nuk të bën më përshtypje atje. Tashmë shtëpitë janë vjetëruar, kurse të rejat syresh, duket se u krekosen shtëpijave të reja. Kuptohet se e nuk e kanë ngrohtësinë e të parave. E vetmja gjë që ka mbetur është përshtatshmëria e tyre për turizmin familjar në verë, një iniciativë e dikujt me “Dardha Water” dhe ardhmëria me pistën e skive. Ngaqë, tashmë fshati, matet me frymët dhe jo me fiset e dikurshme, shtëpitë e tilla si Ktonat, Zengot, Thimiot, Neçkat, Skëndat heshtin. “Ktonat janë gjithë ajo lagjja, më rrëfen një burrë 73 vjeçar, që ka qenë nënoficer, në një vend ku ka vetëm borë. Pa kemi Thimiot nga lagjja tjetër dhe kemi fise të tjera përposhtë. Ka edhe muslimanë”. Një i tillë është edhe kryeplaku i fshatit Urim Seferi, që mbaj mënd se e kam takuar dhe para disa viteve. Asgjë tjetër nga banorët e sotëm, përveç inisiativave, që gjithmonë vinë nga poshtë...

Për pistën e skive
Jo shumë kohë më parë, në këtë vend, erdhën dy austriakë. Ishin ata, që propozuan që pista e skive duhej të ishte në lartësi. Tasho, traineri i skive të qytetit dhe kryetari i shoqatës së skiatorëve të Korçës pas fjalëve të tyre (ishte ai kumbari i pistës), po mundohet që të bëj një pistë skish “sepse ne i stërvisim fëmijët jashtë me një kosto shumë të madhe. Vendosëm të bëjmë një gjë të madhe. Të fundit, sepse bëjmë garime gjithmonë të vështira”. Në kampionatin kombëtar, që bëhej dikur në Voskopojë, ka qenë që në moshën 25 vjeç, kur rendte me ski. “Kam qenë dhe në Voskopojë”, thotë nostalgjik. Ai na tregon dhe vendin e pistës, në të dalë të fshatit, në një vend, ku e vetmja materie, që ka prekur dora e njeriut janë tunelet e hekurta të Enverit. “Kjo quhet Bigëll Maja dhe atje është lartësia e kësaj 1800 metra. Pjesa poshtë e ka kuotën 1300 metra dhe ka një kilometër gjatësi. Mund të bëhen stërvitje dhe gara kombëtare dhe shpresojmë dhe për një teleferik me ndihmat që do na japin... kjo është e gjitha”, më tregon me zë të lartë për të mposhtur erën e borës burri. E admiroj burrin e ri, që më ka bërë dhe guidën në ftohtësinë e fshatit, pa mundur kurrë të nxjerrë dhe një fjalë të vetme mosaprovimi nga goja...Teksa barresim të vetëm nëpër borë, një Tasho tjetër më tepër i njohur, fotografon pa fund. Eshtë i dashuruar me peisazhin e vendit. Ky është momenti, që takojmë një nga banorët e mbetur të fshatit. I papuni Sotiraq Zengo, 45 vjeç, baret i vetëm në rrugët e boshatisura të fshatit. Ka qenë dhe ai skiator, siç ndodh rëndom. Shkëmbëhen fjalët e kortezisë. “Na ka bashkuar jeta sportive, më thotë Thomai. Kanë qenë disa djem të Dardhës që bënim ski dhe Sotiraqi ka qenë një prej tyre. Tashmë kanë kaluar vitet dhe atij i duhet të mbijetojë. Ka dërguar fëmijët në Korçë, sepse këtu mungon shkolla, ndërsa vetë vjen shpesh e shikon shtëpinë”. Sotiraqi thjesht shikon dhe nuk flet. Duhet ta ketë pak pisk jetën, por nuk jep shenja paniku.
“Në kohën e pranverës vinë fshatarët, që kanë ikur në Tiranë, Athinë , Amerikë. Vinë këtu. Vinë dallëndyshet e para dhe nga tetori vinë...Bashkë me familjen jam zhvendosur në qytet që para katër vjetër. Jo se vetëm jam lindur, por në këtë vend jam rritur dhe dua të them që çdo moment i stinës ka të veçantat e tij. Ka bardhësinë. Mos shiko ftohtësinë! Ai që është pasionant pas natyre ka me ç’të merret”, thotë i ngrati dhe e shikoj nga muhabeti, që mezi pret të gjejë një mundësi pune.
Arrin, që me shpirtin e mirë të më bëjë dhe propogandë për Dardhë:”Mblidhen me njëri-tjetrin. Rruga nuk mbetet e pahapur dhe sidomos kohët e fundit, kanë ndryshuar.Të huajt përkundrazi mezi i presim, sepse duam që të ketë gjallëri,- më sqaron. Ka drita më shumë se në Korçë, sipas tij. Këtu nuk ka kufizime”. Në fund ul kokën dhe më sqaron sepse ai nuk qëndron. Eshtë larguar i detyruar nga shkolla e fëmijëve dhe për të mbijetuar. Eshtë pinjolli i njërit prej fiseve më të vjetra të këtij vendi...

Bisnes made in Dardha
Në fakt, nuk janë aq dashamirë. Të paktën kështu kuptoj nga muhabeti i rezervuar me korçarin, që ka bërë bisnesin e “Red Rock” në mal. E ka bërë me sakrifica gjithshka por nuk ankohet, ndërsa bisnesi tashmë i përshkon të gjithë Shqiëprinë dhe matanë. Ka një transporter të rëndë, por më shumë vullnet, që duket se nuk mban shumë erë Shqipëri. Bashkë me të shoqen e huaj ia ka dalë mbanë këtu mes maleve. Ish-oficer, më pas një emigrant, ka mundur që nga hiçi të ngrejë një perandori, e cila shkon nga Selaniku në Mal të Zi. Eshtë i kënaqur dhe nuk ankohet, teksa punon njësoj si të gjithë punëtorët e tjerë. Ka një histori tipike ballkanike. “Xhaxhai i gruas sime ka qenë një nga menaxherët e Coca-Colës dhe Pepsit në 82 vende të Botës (Vendi X). Ai punonte dhe të dielave për llogari të interesave të vet…Duke qenë menaxher, por edhe kimist, shpiku një pije të vet, që e quajti Red Rock( Shkëmbi i Kuq). Pati jetën e shkurtër dhe në fund la testamentin, ku ishte edhe formula e pijes. Ne morëm kodin dhe filluam punën. Me ta nxjerrë në treg ndalohesh reklamimi i produktit, për të parë fuqinë që kishte. Që në tre muajt e parë patëm rezultate marramëndëse. Në tre muaj cep e më cep të Shqipërisë. Ofertat fillojnë që nga Selaniku dhe mbarojnë në Mal të Zi...Prodhohen 12.000 mlitra”. Ia ndërpres patetizmin. I kujtoj se është gruaja, ajo që është bërë shkak i këtij bisnesi. Nuk e mohon, Jorgo, ashtu si nuk e ka siklet të thotë që gruan, ish-stiliste në një TV, e ka njohur thjesht në një diskotekë. Nga bashkimi i tyre kanë lindur dy fëmijë dhe bisnesi i Dardha Water. “Eshtë nga ujrat më të mira që kishte Shqipëria. E fillova me mund e sakrifica dhe çdo gjë është bërë konform rregullave dhe lejeve që janë marrë nga bujqësia, mjedisi dhe Makbule Ceco ka firmuar si kordinatore e mejdisit”. Kjo është Dardha, ku tashmë prodhohet non-stop pije freskuese dhe “Red Rock, që me kanaçen e tij shkon nga Mali i Zi dhe deri në Selanik”.

Turizmi i dardharëve
Por, shembulli i pistës dhe bisnesit nuk mjaftojnë që të ngrenë Dardhën. “Puna e skive është si puna e plazhit. Ti shkon në plazh dhe nuk e bën notin që të bëhesh notar. Ti i bën skitë për t’u kënaqur. Ai që do të bëjë një gjë të mirë e bën kudo”, më thotë Tasho, që duket se nuk e ngrohin shumë banorët, pavarësisht se i respekton shumë. Banorët kanë mbetur shumë tradicionalë. Burri, që ka shërbyer si nënoficer, më shpjegon sesi funksionon turizmi, teksa udhëtojmë. Eshtë bashkë me djalin, Fatjonin, 19 vjeç, ndoshta më i riu i fshatit. “Unë jetoj në dimër këtu. I marrim që më parë të gjitha dhe pastaj përgatitemi. Në rradhë të parë vemë në rregull zahiretë e dimrit për kafshët dhe pastaj vazhdojmë me perimet dhe pastërmat. Ca i mbajmë të freskëta dhe ca i çojmë në frigorifer. Por, ka edhe bukë këtu. Ne i bëjmë vetë. Sigurojmë drutë e zjarrit, pa zënë bora dhe i kemi gati për dimër. Na zihet rruga për ndonjë gjë shëndeti, atëhere është problem. Të gjitha i bëjmë në Korçë”.
Megjithatë masat që janë marrë nuk mjaftojnë. Dimri bën shumë i ashpër dhe vjet banorët u gjendën para faktit që nuk mund të lidheshim edhe me shtëpitë e pakta të njëri-tjetrit. Arrëza, Nikolica e të tjera fshatra u bllokuan dhe në fshat në mes ishte e vështirë për të lëvizur. “Unë kam shtëpi dhe vinë nga Durrësi nga Shkodra etj për turizëm. Njerëzit gatuajnë bashkë me gruan time. Ata sjellin furnizimet, ndërsa ne u sigurojmë djathin, gjalpin, lakrorin”. 400 lek nata mjafton, që njerëzit që vinë këtu të largohen me emrin e Dardhës në gojë dhe me besimin se ky vend është i jashtëzakonshëm. Të paktën, këtu besojnë banorët, që e shesin shtrenjtë emrin e zbehur të Dardhës. Plaku kujtohet dhe për diçka: “Ata të Shkodrës kishin dhe djalin këtu që kishte tumor në kokë. Më kanë thënë që është më mirë”. Nuk i them dot që tumorit nuk ka se çfarë i bën Dardha, sepse plaku vazhdon retorikën e tij...
...
Rruga e kthimit është shumë më e vështirë. Zinxhirët dhe kujdesi i shoferëve nuk mjaftojnë, por sportisti Thoma u jep zemër të gjithëve. Ka shpresë të bëjë pistën e tij dhe pastaj gjërat t’i shkojnë mbroth...Por, a do ta lenë vallë mendoj? Nuk e kuptoj dot nga fytyra e këtij njeriu të mirë, ku është stampuar një buzëqeshje. Askush nuk e merr vesh pushtetin në Shqipëri. Më shumë nga të gjitha nuk marr vesh një gjë: Pse është vend turistik Dardha?! Ca më tepër dimëror!!! Më mbet në mëndje Petrovca, që tashmë është duke ngrënë e patrazuar, fasulet e saj. Nuk e di si do i ketë ditët e tjera. Nuk e di, a do e bëjnë të gjallë ndonjëherë këtë vend?! Këtë besa nuk e di…Këtë mbase nuk mund ta dinë dhe shpirtrat e atyre priftërinjve, që bënë legjendën me emrin Dardhë. Por edhe dardharët e gjithë botës, që të paktën kanë ndikuar, që ky vend të ketë këtë emër të madh. Asgjë nuk dihet e saktë në Shqipërinë e dimrit të dhjetorit 2006.

Ben Andoni - Revista Mapo

Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/01/20 18:50 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
#345
Dardha e Korces. 2 Years, 2 Months ago Karma: 0

Si vendi i te pareve te mi, si nje vend me tradita dhe kulture, si nje vend me folklor te rralle, si nje vend me histori te vecante, me takon te hap kete nen-forum me fshatin e Dardhes, per te shuar kersherine e atyre qe nuk e njohin, por edhe mallin e atyre qe e kane pare dhe kane kohe pa vajtur.
Permes shkrimit te Teodor Lacos (djale dardhar) mund te njiheni shkurt dhe sakte, se kush eshte ky fshat dhe ata qe rrijedhin prej tij.
Zippo



Margaritari me emrin Dardhë

Nga Teodor Laço

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë se vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë.

Këtë epitet do të ma pranojnë vetëm ata që e njohin fshatin tim. Të tjerëve do t’ju duket një teprim, ndoshta një mburrje. Por shpjegimi i figurës “margaritar” do të donte një libër të tërë..
Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë së vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë. Për një shkrimtar, vendlindja është më shumë sesa trualli i kujtimeve, më shumë sesa malli i viteve pa kthim, më shumë se sa krenaria pa rrënjët. Kur merr të shkruash për të, vendlindja të shfaqet përpara si një mur që të shtyn e të step për ta kapërcyer dhe pas tij, t’u zbulosh të tjerëve atë magji që të mban lidhur prej vitesh…Kështu më ndodh sa herë më kërkojnë të shkruaj për vendlindjen, për fshatin në zemër të malit të Moravës, që kush e di përse ka një emër fryti: Dardha!!!!



Ku ndodhet Dardha

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë bëhet e njohur anembanë vendit!Jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.
Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që duket e besueshme.



Pak histori

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.
Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej në dardhë e egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”. Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”.
Dëshmia e parë historike der tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumenta më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre.



Enigma pas një emri

Në librin “Gjeografia e Korçës dhe rrjetit të saj” (Selanik 1888) thuhet se Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopullua një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë. Të varfër, por larg dhunës dhe poshtërimit. Kishte familje të ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit të Marko Bocanit, nga fshatrat të krahinës të rrënuar në kohën e djegjes së parë të qytetit tp kulturës Voskopojë, fshatra që sot mbahen mend vetëm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtë, Qinam).

Enigma e dytë ka të bëjë me burimet e jetës.
Terreni i vështirë i detyroi dardharët ta gjejnë punën aty ku kërkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdësia e natyrës nxit pasionin për punën, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Në një Shqipëri të mbyllur, dardharët kanë qenë nga mërgimtarët e parë. Me jetet e punës-sopata dhe sharra. Profesioni i parë-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyejeve të zonave greke-atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935 në Olipm punon ende sharrat e dardharëve, jo dosido por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë. Në malet e Selitit e të Athosit, në Mesollongjo e Demir-Kapi, në Anodoll, në Rruse, në Isekum, në malet e Rodopit në Bullgari e deri në skelën e Varnës ku bënin tregtinë e qerestesë, dradharëve iu doli nami si si druvarë të zotë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”.
Pas këtij emigrimi që qe sezonal dhe e mbante fshatin të populluar dardharët “zbuluan” Amerikën. Rrallëkush i mbeti besnik drurit. Rrallëkush mbeti pa e çuar një emigrant drejt kontinentit të largët. Aty dardharët patën një rol të madh e të mirënjohur nëpër shoqëritë patriotike. Nga mërgimtarët e Amerikës 15 dardharë u dekoruan më 1982 me urdhër e medalje për veprimtari patriotike.



Tradita

Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë, plot dhimbje. Por ishte edhe një çlirim. Dalja nga veçimi, nga guaska e mbylljes në mënyra jetese të ngurtësuara, solli në shoqërinë e ngushtë dardhare pretendimet qytetare, kërkesën për një jetë shpirtërore e materiale më “europiane”, më të ngritur si një rivalitet të heshtur me vetë qytetin e Korçës që gjithashtu pretendonte dita ditës.
Dardha mburret me origjinën nga e folura deri tek veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit europian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme , krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40-të i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetë.
E folura e fshatit ka ruajtur deri vonë disa trajta të vjetra të shqipes të ngjashme me arabishten e çamërishten.
Unikla është kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veçantë është aq sa kanë dashur ta përvetësojnë. Një “studiues” bullgar duke përdorur fotografi të valleve të grave dardhare me xibum të viteve ’30 bën përpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura të grave janë krijuar në Dardhë. Në Dardhë bëhej një jetë e gjallë. Në çdo ceremoni merrnin pjesë si burrat, ashtu edhe gratë . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte më tepër një amvise/ Ishte ZONJË.

Duke qëndruar tek historia mund të them se ky fshat paraqet një nga modelet e bukura të vitalitetit tonë kombëtar, të krenarisë për origjinën dhe traditat, por edhe të etjes për të lëvizur për të pranuar të renë. Një nga shembuj e qëndrueshmërisë së këtij gjeni mund të sillet nga ky fakt. Për 150 vjet dardharët mësonin në shkollë greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atë thjesht si një gjuhë të huaj.



E ardhmja e Dardhës

Vitet e pushtetit të kaluar komunist me përjashtim të një periudhe rreth një dekade në vitet ’60, ku funksionoi një degë e turizmit korçar dhe një shtëpi pushimi, janë një periudhë rënie, braktisjeje, gri. Dardha e sotme ka mbetur një fshat i vogël ku s’ka fëmijë për në shkollë.
Por duket, se vitet e fundit diçka po rilind. Dardha po hyn në një periudhë të re që ka të bëjë me shfrytëzimin e resurseve të saj natyrore, të klimës dhe vlerave turistike. Si një fshat turistik, Dardha bëri emër që në vitet ’30. U botua edhe një broshurë ku mjekë të njohur por edhe poetë të shquar si Lasgush Poradeci (ndër të tjera ai kishte gjetur në Dardhë dashurinë e tij të madhe së cilës i kushtoi lirikat më të bukura) dhe Asdreni, shkruajnë për vlerat kurative të klimës së Dardhës, (për sëmundje të mushkërive të sistemit nervor etj) dhe për natyrën magjepëse të saj. Në vitet e fundit, pasi ua kthyen shtëpitë e tyre, dikur të shtetëzuara apo të braktisura, shumë dardharë që jetojnë në Tiranë apo në Korçë po bëjnë riparime e ndryshime me karakter modernizues në banesat e trashëguara nga prindërit. Vetëm në vitin që shkoi u punua në afro 60 shtëpi të dardharëve. Një sinjal premtues është ndërtimi i shtëpive të reja. Blerja e trojeve apo godinave të vjetra nga afaristë të ndryshëm të vendit që tani i kanë mundësitë të kenë vilat e tyre në zonat turistike. Dardharët i kanë mirëpritur, u kanë ofruar miqësinë e tyre. Çdo gjë që i shërben fshatit për ta është e çmuar dhe duhet mbështetur. Prej disa vitesh në Dardhë funksionojnë dy hotele me restorante ku gatuhet gjellë karakteristike dhe pritet ndërtimi i një hoteli të tretë, modern. Kohë më parë u asfaltuan pesë kilometra të tjera të rrugës dhe është dhënë premtimi se ajo do të përfundojë këtë vit. Dardha paraqet vlerat e saj jo vetëm zhegut të padurueshëm të verës kur aty mbizotëron freskia, por edhe gjatë dimrit si terren i përshtatshëm për sportet dimrore. E pra e ardhmja e Dardhës ka vetëm një emër :TURIZËM……



Njerëzit e Dardhës

Në vitin 1927 prifti Spiro Zengo numëron rreth 50 djem dardharë të shkolluar. Në fillim të shekullit deri sa vdiq më 1932 në jetën politike të vendit por edhe në fushën e arsimit dhë të gazetarisë së një vend nder dardhari Sotir Peci.
Thoma Nasi (Nashi) është njëri nga kompozitorët e parë shqiptarë. Duke parë prirjet e tij e mbajtën me shpenzimet e tyre në konservatorin e Bostonit. Regjisori i parë i filmave dokumentarë, Endri Keko (Artist i merituar) ishte gjithashtu nga Dardha ashtu siç ishte “Karmeni “ i parë i operas shqiptare mezosopranoja e rrallë Jorgjia Velo që u vra tragjikisht në Bukuresht. Por në bibliotekë do të gjeni rreth 50 tituj veprash të autorëve me origjinë nga Dardha.




Revista Spekter
[/color]
Zippo
Moderator
Posts: 641
graph
User Offline Click here to see the profile of this user
PiNESKA
Last Edit: 2010/01/20 18:49 By Zippo.
Zippo
The administrator has disabled public write access.
 
Go to topPage: 1
Moderators: DarkShadow
JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval